PROFIL – FOTO/ Ferma blegtorale model e Hysniut në Vaun e Dejës

31

Në fshatin Mjedë, të Vaut të Dejës, Shkodër, Hysni Ibrahimaj, veteriner me përvojë të gjatë pune, me mbështetjen e AZHBR-së nëpërmjet IPARD-it, ka ndërtuar një kompleks blegtoral, modern dhe me standarde që garantojnë kushte maksimale të mbarështimit të lopëve dhe cilësi të lartë të prodhimit të qumështit.

Ferma ka një kapacitet prej 100 krerë gjedhë.

E ndërtuar me standarde europiane, me hapësirat e nevojshme për lopët është tërësisht e hapur në pjesën e njërit prej mureve anësore për të lejuar ajrin të depërtojë te gjedhët e për t’i ndihmuar kështu të jenë më produktive.

Ibrahimi na tregon se lopët mund të durojnë temperaturat deri në -6 gradë celcius. Ndaj investimi që ka ndërmarrë plotëson të gjitha kriteret tekniko shkencore për mbrojtjen e shëndetit të lopëve rritur mirëqënien e tyre dhe rendimentin e qumështit që merr nga ato.