Profil/ Ilir Rexhepi, aktori shqiptar i roleve kryesore në filmat gjermanë

60

Aktori shqiptar Ilir Rexhepi, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Gjermani.

I lindur për të qenë pjesë e artit, profesionistët e fushës kanë spikatur talentin e tij që në fëmijëri.

Pasioni për të qenë pjesë e skenës dhe artit e bëri atë që depërtonte dhe të korrte sukeses si aktor edhe në kinamatografinë gjermane.

Aktori kosovar, Ilir Rexhepi ka vazhduar me rolet e ndryshme nëpër seriale televizive.

Ilir Rexhepi, është aktor i brezit të ri të aktorëve kosovarë. Mbaroi studimet për aktor në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës në klasën e prof. Enver Petrovci dhe prof. Faruk Begolli të njohur si ndër aktorët më të famshëm në ish-Jugosllavi dhe në Ballkan.

Angazhimet teatrale i fillon në Teatrin Dodona në Prishtinë i cili në atë kohë ishte Teatri më i shikuar në Kosovë për të filluar më vonë një karrierë të suksesshme në kinematografi dhe televizione Gjermane si RTL, ZDF, BR, SAT1, ARD etj.

Krahas angazhimeve kinematografike dhe ne teater ka shkruar edhe skenare filmi dhe dramë. Në fëmijëri merrej me shkrime letrare, prezantim, aktrim dhe me gazetari që kryesisht shkruante për Kulturën, Filmin dhe Teatrin.