PROFIL/ ‘Marubi’, historia e italianit që i solli Shqipërisë fototekën më interesante në Ballkan

155

Milano. Ishte viti 1856 kur Pietro Marubi, një italian nga Piacenza, themeloi studion e tij fotografike në Shkodër, Shqipëri. Marubi shkoi në vendin ballkanik, pasi vendi i tij ishte përfshirë në kryengritje, ndërsa ai ishte përkrahës i Garibaldit dhe i përfshirë në vrasjen e kryetarit të bashkisë të Piacencas, shkruan faqja italiane e internetit, popolis.it.

Për këtë arsye, ai u detyrua strehohej në Shqipëri, në atë kohë territor otoman.

Ai hapi laboratorin e parë fotografik shqiptar, atelienë ”Marubi”, që shumë shpejt u bë një nga më të rëndësishmet në zonë dhe që më pas e vazhdoi djali i tij, Geg.

Trienalja e Milanos i kushton një ekspozitë fotografike, nga 16 nëntori deri më 9 dhjetor, me një ekspozitë të veprave fotografike nga muzeu ”Marubi”, që u hap në 2016.

Dje u zhvillua edhe një takim me Zef Pacin, kuratorin e ekspozitës.

Muzeu ”Marubi” në Shkodër përfshin një arkiv prej mbi 500 000 negativa, që përshkruajnë familjet, qytetarët, ushtarë, politikanë dhe tregtarët lokalë në Shkodër, momentet e përditshmërisë dhe ngjarjet historike nga mesi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX.

Ai është njohur nga UNESCO si një trashëgimi ndërkombëtare dhe trashëgimi historiko-kulturore për vendin ballkanik.

Imazhet rikthejnë jetën e qytetit, të kapur në aspektin e saj historik, social, kulturor dhe antropologjik përmes një fotografie dokumentare dhe artistike në të njëjtën kohë, e cila sot kontribuon në rindërtimin e një shekulli të kulturës shqiptare.

Muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri si dhe një nga më të pasurit në rajonin e Ballkanit, që daton nga një periudhë kohore nga fundi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX.

Gjatë viteve të komunizmit, kur ishte e ndaluar të kryhej çfarëdolloj aktiviteti privat, përfaqësuesi i fundit i familjes së fotografëve, Geg Marubi, i dhuroi arkivin e tij familjar shtetit.

Fotografë të tjerë nga laboratorët e ndryshëm të qytetit bënë të njëjtën gjë. Në vitin 1970 u themelua fototeka ”Marubi”, një pjesë e muzeut të qytetit të administruar nga Bashkia e Shkodrës. Në vitin 2003, Biblioteka e Fotografive u miratua nën administrimin e Ministrisë Shqiptare të Kulturës.

Më 9 maj 2016, muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” u përurua së bashku me koleksionin e Bibliotekës së Fotografive. Muzeu i ri është një prej trashëgimive më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasi ai dëshmon për më shumë se një shekull të historisë dhe hedh dritë mbi momente, njerëz dhe ngjarje të rëndësishme që shërbejnë si një pasaportë thelbësore për kulturën shqiptare.