Profil/ Redi Zyka, njihuni me aktorin shqiptar që po ngjit majat në Kanada

22

Redi Zyka është një ndër shqiptarët që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij në Kanada. Prej vitesh, ai ka një karrierë të suksesshme në kinematografi. Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, aktori rrëfen fillimet me rolet sporadike, deri kur iu besuan projekte më të mëdha. I pyetur edhe për Shqipërinë, ai shprehet se gjërat po ndryshojnë për mirë në vendin e tij. Më tej, Redi na zbulon sesi çon te kanadezët një copëz Shqipërie.

Një shqiptar i suksesshëm në Kanada, si kanë qenë fillimet tuaja?

Fillimet e mia kanë qenë si aktor figurant. Kam qenë fillimisht në një agjenci aktrimi, kontrata me të cilën nuk funksionoi. U largova dhe lidha një kontratë tjetër me agjencinë që jam edhe sot e kësaj dite.

Kur e kuptuat prirjen tuaj për aktrim?

Besoj se e kam pasur gjithmonë brenda vetes, por vitet e fundit vendosa ta realizoj.

Si ishte për një shqiptar në një shtet të largët si Kanadaja të niste rrugën e artit?

Nisja e rrugës së artit ka qenë e vështirë, më duhej të hidhja shumë hapa të vogla në fillim për të arritur sadopak

A jeni paragjykuar?

Asnjëherë nuk jam paragjykuar në asnjë aspekt të jetës sime në Kanada.

Si është rrugëtimi juaj në aktrim, role që iu janë besuar, ambiciet për të ardhmen?

Siç e thashë edhe më sipër, hapat në fillim kanë qenë të vegjël, me role të vogla, figurant, por kaloi kohë dhe vendosa të hiqja dorë dhe vendosa të merrja role më të mëdha. Kryesisht kanë qenë role në filma kanadezë, modeling dhe reklama të ndryshme.

E keni menduar ndonjëherë të lini Kanadanë për suksesin tuaj si aktor në Shqipëri?

Po, sigurisht që e kam menduar. Do të doja të kisha bashkëpunime në vendlindjen time. Shpresoj së shpejti të realizohen.

Ëndërron Redi Hollivudin?

Po, normale ëndrrat janë të larta dhe ambicia bën të mundur gjithçka.

Si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë, sa herë e vizitoni, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen?

Mundohem t’i mbaj lidhjet me Shqipërinë, e vizitoj shpesh. Shqipëria është duke ndryshuar, kaq mund të them.