Programi i Kodimit, deri tani 2005 aplikime

2

Në Programin e Kodimit për të rinjtë, i hapur në janar të këtij viti, deri tani kanë aplikuar 2005 të rinj.

Sipas një njoftimi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në Programin e Kodimit janë regjistruar deri tani 2005 aplikime, nga të gjithë ata që synojnë ta orientojnë karrierën e tyre në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës.

Të rinjtë mund të aplikojnë në disa programe si: kodim, robotikë, elektronikë, realitet virtual, shkencë të dhënash, siguri kibernetike, dizajn softuerësh, zhvillim aplikacionesh, programim kompjuterik, inteligjencë artificiale.

Programi i kodimit përveç subvencionimit do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %.

/ata.gov.al