Programi PZHIUT/ Zhvillim i turizmit lokal në Gjirokastër, Sarandë, Berat dhe Përmet

35

Programi për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin (PZHIUT), me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve vendas dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik bazuar në turizmin lokal në zonat urbane.

FSHZH bën me dije se programi shtrihet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit.

Sipas njoftimit në qytetin e Beratit pjesë e paketës së II-të  të investimeve është dhe nën-projekti “Rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komneno”, që trajton përmirësimin e zonës, lëvizjen këmbësore dhe hapësirat publike përgjatë rrugicave dhe restaurimin e fasadave dhe se ky projekt synon ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe urbane.