Projekt, fusha e Porto Romanos do shndërrohet në Eco Park

218

Fusha e Porto Romanos së shpejti do të kthehet në një park të ri për banorët e Durrësit, duke e transformuar atë në një hapësirë të gjelbër.

Nga djegia e mbetjeve pa ndërprerje për 24 orë të ditës, ndotja e kanaleve kulluese, ndotja e ujërave të zonave kufitare dhe atyre nëntokësore, kjo fushë do të transformohet tërësisht.

Eco Park Durrës ka një sipërfaqe prej 155 mijë metra katror dhe do të ketë parking, zona  aksesi dhe zona teknike.

Po ashtu parashikohet të ketë ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi.

Eco Park do të ketë po ashtu një kopësht botanik, climbing wall-in më të lartë në Ballkan 28 m, kodrat me hapësira ekologjike, kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive etj.

Eco Park, mushkëria e gjelbër e Durrësit

Eco Park, mushkëria e gjelbër e Durrësithttp://ata.gov.al/2019/05/31/eco-park-mushkeria-e-gjelber-e-durresit/Nga djegia e mbetjeve pa ndërprerje për 24 orë të ditës, ndotja e kanaleve kulluese, ndotja e ujërave të zonave kufitare dhe atyre nëntokësore, kjo fushë do të transformohet tërësisht.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 31. Mai 2019