Projekt për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës

9

Rikonstruksioni i spitalit të Lezhës do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali.

Sot u ndanë në rrjetet sociale pamje nga projekti i rikonstruksionit të këtij spitali.

U theksua se, “projekti për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës”.

Investimi do të përfshijë godinën qendrore të spitalit, sipërfaqe ndërtimi rreth 4.000 m2, ku përfshihen të gjithë shërbimet me shtretër, reanimacioni, urgjencat peadiatrike dhe ato për të rritur, terapia intensive, pediatria, kirurgjia, me një kapacitet 117 shtretër.

Me ndërtimin e Spitalit të Kurbinit, fillimit të punimeve për Spitalin e Mirditës, investimi i ri në Spitalin e Lezhës përmbyll ciklin e investimeve të shërbimit spitalor në këtë qark.

/ata.gov.al