Projektbuxheti 2024, 2.5 miliardë lekë investime për ujitjen dhe kullimin

1

Projektbuxheti i vitit 2024 adreson një fond mbi 2.5 miliardë lekë, ose 12% më shumë se viti 2023, në investime për sektorin e ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur detaje të projekteve konkrete ku do të investohet në fushën e “Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit” dhe veprat që synohet të realizohet gjatë vitit 2024.

Fokus kryesor do të jetë rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese ndaj totalit të fermerëve në sipërfaqen potencialisht të ujitshme nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026.

Gjithashtu, adresohet rritja e sipërfaqes ujitëse ku fermerët kanë akses për ujë për ujitje, kundrejt sipërfaqes potencialisht të ujitshme (360 000 ha) nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026.

Parashikohen investime në hidrovorë për rehabilitimin /ndërtimin /rikonstruksionin, kundrejt totalit të nevojshëm (14 hidrovorë) nga 64% në vitin 2023, në 75% në vitin 2024, në 80% në vitin 2025 dhe në 85% në vitin 2026.

Sipas MBZHR, investimet në këtë sektor synojnë rritjen e sipërfaqes kulluese, kundrejt sipërfaqes potencialisht të kullueshme (280 000 ha) nga 16% në vitin 2023, në 18 në vitin 2026.

Vendosja e 35 000 hektarë sipërfaqe ujitëse me infrastrukturë kryesore të përmirësuar/mirëmbajtur (si proces ciklik vjetor ne ha) në vitin 2023 në 40 000 hektarë si dhe investime në vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe penele tërthorë), kundrejt totalit të nevojshëm (300 km) nga 35% në 41% në vitin 2026.

/ata.gov.al