Projekti/ Gati ndërtimi i rrugës Ersekë-Leskovik! Arterie kryesore që lidh Tepelenën, Përmetin, Kolonjën dhe Korçën

251

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për Projektimin dhe Rikonstruksionin e rrugës Ersekë – Leskovik. Fondi limit është 28 milionë lekë ndërsa afati i dorëzimit të ofertave është 13 mars 2020.

Rruga Ersekë –Leskovik lidh qytetin e Ersekës me qytetin e Leskovikut duke qënë arterie kryesore lidhëse e Shqiperisë Juglindore nga Tepelena – Përmet – Kolonjë – Korçë  në lëvizjen e mjeteve, banoreve, mallrave, etj.

Segmenti i rrugës Ersekë – Leskovik fillon në qytetin e Ersekës dhe përfundon në qytetin e Leskovikut me një gjatësi 42 km; me pikë fillimi në dalje të qytetit Ersekës tek vendi i quajtur vorrezat e qytetit (fundi i unazës së qytetit të Ersekës) dhe deri në hyrje te Leskovikut  (në kryqëzimin me segmentin e ri rrugor Leskovik – Dogana 3 Urat, pranë karburantit.). Eshtë një zonë me pejsazh të bukur dhe është e vetmja rrugë lidhëse  për banorët e fshatrave të Kolonjës me qytetin e Ersekës dhe më tej me zonën e Korçës.

Investimet e realizuara në këtë rrugë datojnë rreth viteve 1975 -1980. Në vitet ne vazhdim ne kuadrin  e mirëmbajtjes jane ri-veshur me asphalt segmente të caktuara, jane ndertuar vepra arti si tombino, mure mbajtëse, ndërtim bankine, vendosje mbrojtese metalike, tabela sinjalistike, etj.  Rruga ekzistuese është me asfalt, kryesisht penetracion, e ngushtë, me kthesa të rëndësishme dhe tepër e amortizuar. Gjerësia e segmentit të rrugës ekzistuese ( gjerësi asfaltike) varion  nga 4.5 ml – 5 ml. Rruga në përgjithësi ka qëndrueshmeri por në segmente të vecanta rruga ka çeduar, sinjalistika është shumë dobët, mungojnë tabelat, kufizim shpejtësie, në kthesa mungojnë vijëzimet, mungojnë mbrojtëset metalike në vendkalime të rrezikshme, etj.

Objektivi kryesor i projektit: “Rikonstruksioni i rrugës Ersekë – Leskovik” është përmirësimi i konektivitetit rajonal dhe lehtësimi i aksesibilitetit drejt potencialeve turistike te rajonit te Korcës dhe Gjirokastrës, duke sjelle zgjerimin e ofertes turistike te rajonit dhe rritje te oportunitetit per zhvillimin ekonomik te qendrueshem rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtuar gjurmën ekzistuese të rrugës.