PROJEKTI/ I gjithë Ballkani bëhet bashkë për mbrojtjen e mjedisit

158

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal  (RCC) themeloi një Grup Pune me përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e Evropës Juglindore (SEE) përgjegjëse për mjedisin, burimet ujore, tokën, energjinë dhe ndryshimin e klimës, I cili u emertua “Grupi Rajonal I Punes per Mjedisin” ose “RWG Env”).

Ky grup vepron nën kujdesin e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ka përgjegjësinë për programimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e aktiviteteve në sektorin e mjedisit.

Qëllimi i Task Forcës Rajonale është të këshillojë në lidhje me ccështjet e mjedisit dhe të biodiversitetit. Për më tepër do të stimulojë bashkëpunimin rajonal dhe do të mundësojë

Ekonomitë e SEE (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) të bëjnë progres drejt angazhimeve ndërkombëtare të biodiversitetit, duke përfshirë Planin Strategjik për Biodiversitetin.

Grupi i punës për cështjet e mjedisit dorëzon këshilla strategjike dhe shkencore për mbrojtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.

Njësia e re punon pwr identifikimin e prioriteteve të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të iniciativave dhe projekteve që lidhen me biodiversitetin. Gjithashtu identifikon trendët në ruajtjen e biodiversitetit dhe diskuton dhe konsideron për arritjet e miratuara nga iniciativat rajonale, duke përfshirë verifikimin e dokumenteve të prodhuara, udhëzimet, rekomandimet, etj.

Grupi i punës ka në përbërje të tij anëtarë nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnjës Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi, Serbia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Përfaqësues të

Qeverisë së Kroacisë me ekspertizë në ccështjet e biodiversitetit do të kenë statusin e vëzhguesit.

Grupi punës mund të ftojë partnerë të tjerë rajonalë, organizata, palë të interesuara të jashtme dhe ekspertë që të marrin pjesë në mbledhje dhe të marrin pjesë në proces, sipas rastit.

Drejtimi i grupit të punës për ccështjet e mjedisit do të bëhet me rotacion ndërmjet shteteve. Grupi i punës do të mblidhet 1 ose dy herë në vit, por me kërkesë të kryetarit mund të mblidhet me shpesh, por konsultimet mund te kryehen edhe online.