Projekti i miliarderit për të shmangur trafikun në qytetet e mëdha

92

Udhëtimi me automjetet personale në të ardhmen mund të duket si në këto pamje. Janë xhirime të një projekti pilot të miliarderit amerikan Elon Musk, i cili propozon një koncept të ri të sistemit rrugor për qytetet e mëdha me trafik të mbingarkuar.

Plani i tij janë tunelet nëntokësore rrugore, ku rrugët nuk kryqëzohen asnjëherë pasi do të shtrihen në nivele të ndryshme. Automjetet do të zbresin në to përmes sistemeve të ashensorëve që lidhen drejtpërdrejtë me ndërtesat. Lëvizja e tyre bëhet përmes platformave të veçanta me shina që mundësojnë një shpejtësi të lartë dhe të sigurtë lëvizjeje, deri 240 kilometra në orë. Udhëtimi në këto rrugë parashikohet të kushtojë fillimisht deri 1 dollarë.

Musk shpjegon se sistemi i ri rrugor shmang trafikun e bllokuar dhe shtrihet në 3 dimensione nga 2 që është aktualisht. Në këto pamje shfaqen provat që kryen në një tunel të firmës së tij “Boring Company” në Kaliforni