Projekti i shekullit/ Inxhinieri shqiptar, ideator i “Ishullit të Energjisë” në Danimarkë

53

Njëri nga ideatorët e projektit më të madh të fushës së energjisë i cili kap vlerën 28 miliardë euro, është edhe inxhinieri shqiptar nga Kosova, Fitim Kryeziu, i cili jeton në Danimarkë. Projekti i quajtur “Ishulli i Energjisë”, i cili do të ndërtohet në Detin e Veriut, planifikon që ky Ishull të prodhoj energji elektrike të pastër të ripërtëritshme për 10 milionë shtepi, katër herë më shumë se që ka nevojë shteti i Danimarkës, në territorin e së cilës edhe po ndërtohet ky projekt. Një pjesë e kësaj energjie do të eksportohet edhe në disa vende të Evropës.

Në një intervistë për Telegrafin, inxhinieri Fitim Kryeziu, tregon për inspirimi i tij, për të ideuar këtë projekt gjigant, i cili është quajtur nga mediat botërore edhe ekspertët e fushës si projekti kolosal i shekullit, e po ashtu siç është vlerësuar edhe si zbulim shkencor i shekullit.

Ai tregon se ideja e projektit në fjalë, ka lindur nga marrëveshjen e Parisit të vitit 2015-të, e që shtetet botërore u pajtuan për një marrëveshje, bazuar në dy elementet kryesore, ku njëra është zbutja e ndikimit të ndryshimit të klimës duke kufizuar ngrohjen globale në nën 2°C,  të ndjekur apo të vije nën 1.5°C, kurse elementi tjetër është dekarbonizimi i plotë i sektorit të energjisë.

Duke folur për realizimin dhe kur do të fillojë të implementohet projektit në fjalë, Kryeziu theksoi se marrëveshja është për 10 GË ose furnizim për 10 milionë amvisëri, etapa e parë do të përfundoj në 2033, ku do të instalohen 3 GW, apo furnizim për 3 milionë amvisëri, kurse etapa e pare, përveç se ka filluar me disa studime, për ta zgjedhur se çfarë teknologjie të përdorët dhe kush të jetë pjesë e këtij projekti përveç Danimarkës, përderisa etapat tjera, për momentin nuk janë vendosur ende.

Inxhinieri Fitim Kryeziu nga Mleqani i Malishevës, i cili në Danimarkë ka shkuar në moshën 11 vjeçare, ka përfunduar studimet në universitetin “Aalborg University -AAU”, drejtimi Energy Engineering, universitet ky i cili renditet i 6-ti në botë dhe i pari në Evropë.

Ka kryer Master në drejtimin në Electrical Power Sistem and Hight Voltage Engineering-në Sistemin Elektrik të Energjisë dhe Inxhinierinë e Tensionit të Lartë. Ai është pjesë e kompanisë ‘Energinet’, njëherit Projekt Menaxher dhe ligjërues po ashtu në dy Universitete të Danimarkës, në Aalborg Univerisuty dhe në DTU. Për të gjitha të arriturat e tij, ai falënderon familjen, miqtë, kolegët dhe shtetin e Danimarkës për mundësinë e dhënë, në realizimin e ëndrrave të tij.

Megjithatë, ai ka një porosi për të rinj shqiptar. “Gjithçka është e mundur në jetë, por duhet të keni parasysh se duhet shumë punë, për të arritur në një pozitë, që më pas, kurrë nuk do të pendoheni për kohën dhe mundin që keni bërë”.