Projekti/ ‘Mollë e boronica në stacionin e autobusit’, pemë frutore në të gjithë qytetin

235

Imagjinoni bukurinë e të qenit në gjendje të marrim fruta nga një pemë ose shkurre, ndërsa ne do të punojmë ose presim autobusin. Kjo së shpejti do të bëhet realitet në Kopenhagen, Danimarkë, ku pemët frutore do të mbillen në të gjithë qytetin për t’i ofruar komunitetit ushqime të shëndetshme dhe origjinale.

Shembull i pemëve që mund të mbillen janë mollët, por edhe manaferra ose boronica. Këto do të mbillen në zona publike të tilla si parqe dhe terrene lojrash dhe do të jenë të dobishme për rilidhjen e njerëzve me bimësinë lokale.

Njerëzit do të jenë në gjendje të kenë fruta të shijshme për tu mbledhur falas dhe, në të njëjtën kohë, qyteti do të bëhet më i gjelbër.