Projekti në Pogradec, korsi biçikletash dhe rikonceptim i hyrjes së qytetit

40

Pogradeci qyteti i bukur liqenor, ofron për vizitorët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështi, ndërsa liqeni është hijeshi që josh në çdo stinë të vitit.

Në prag të çeljes së sezonit turistik, në Pogradec po vijon puna me intensitet për rikonceptimin e hyrjes së qytetit.

Bashkia Pogradec bën të ditur se, ka nisur asfaltimi i rrugës hyrëse por edhe i korsisë së biçikletave, e cila i është shtuar infrastrukturës rrugore që prej tunelit panoramik.

“Këtë vit do të ofrojmë jo vetëm më shumë aktivitete për pushuesit, por edhe infrastrukturë më të mirë”- bën të ditur bashkia Pogradec, teksa informon se fluksi i shtuar i vizitorëve ka filluar të ndihet në çdo fundjavë.