Projekti “NIS – Punë dhe Shpresë”, ndihmë shtresave të marxhinalizuara

122

Ligji i Ndërmarrjeve Sociale siguron mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të individëve që hasin vështirësi në punësim për shkak të moshës, gjinisë, rrethanave të shëndetit dhe gjendjes së tyre familjare.

Organizata ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të grave por jo vetëm “UN Women”, bashkë me Institutin Shqiptar për Inovacion Social po informojmë qytetarët, grupet e pafavorizuara dhe shoqërinë civile në lidhje me këtë ligj.

Ky projekt i quajtur “NIS – Punë dhe Shpresë” është pjesë e nismës së Kombeve të Bashkuara “Të mos braktisim askënd”, i cili synon integrimin social të grupeve të pafavorizuara dhe minoritetet në çdo bashki të vendit, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

Por, çfarë janë Ndërmarrjet Sociale dhe ku fokusohen?

Ligji mbi Ndërmarrjet Sociale ka ardhur si pasojë e diskutimeve të shumta dhe studimeve të shoqërisë civile, të cilat kanë parë të nevojshme nxitjen e Ndërmarrjeve Sociale.

Qëllimi i këtyre Ndërmarrjeve Sociale është punësimi i personave që janë të pafavorizuar në tregun e punës. Kategori si ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, jetimët, gratë viktima të dhunës dhe trafikimit etj.

Sa i përket formës juridike e sociale, parashikohet të jetë një organizatë jofitimprurëse, por struktura e ndërmarrjes është vendimmarrëse dhe ekzekutive. Pjesë e këtyre ndërmarrjeve janë edhe punonjësit vullnetarë.

Tendenca për sipërmarrje personale në Shqipëri është pak e njohur, por përmes këtij ligji krijohet hapësira e duhur për të motivuar të rinjtë dhe punësimin. Ndërkohë që vende të tilla si Gjermania, Italia dhe Serbia kanë modele të këtyre ndërmarrjeve, se si ky ligj sjell zhvillimin e ekonomisë së vendit.