Projektit “100 drita për të gjithë”, rehabilitohet lulishtja tradicionale në Shkodër

84

Një nga lulishtet më të njohura dhe tradicionale të Shkodrës, është kthyer në një ambient mjaft tërheqës për të gjitha moshat, në kuadër të projektit “100 drita për të gjithë” .

Rehabilitimi i kësaj lulishteje u bë i mundur nga një projekt i Bashkisë Shkodër, i financuar nga qeveritë e Zvicrës dhe Austrisë, me një buxhet 53.402 euro.

Rritja dhe përmirësimi i sipërfaqeve të gjelbra si hapësira rekreative me elementet e sistemimin urban është realizuar përmes rikualifikimit të 4700 m2 sipërfaqe lulishte duke e plotësuar atë me elementë dekorativë, stola e tavolina si dhe duke e rikonceptuar ndriçimin përmes vendosjes së 100 ndriçuesve LED me efekte dekori dhe 19 ndriçuesve të lartë LED, duke e bërë jo vetëm më tërheqës frekuentimin e saj, por edhe më të sigurt.