Projektligji/ Ja sa pritet të përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

56

Projektligji për “Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët” synon të mbulojë me përfitim përpara mbushjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tre kategori.

Mosha e daljes në pension për minatorët parashikohet të jetë 55 vjeç, pra 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët do të jetë 60 vjeç, ose 5 vite para moshës ligjore të daljes në pension.

Projektligji parashikon një shtesë mbi pension për minatorët 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në nëntokë dhe për naftëtarët e metalurgët 0,6% e pensionit për çdo vit pune në këto profesione.

Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%.