Projektohen 1.7 miliardë lekë më shumë për bujqësinë dhe fermerët

15

Qeveria ka shtuar fondet buxhetore për vitin 2020 në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural.

1.7 miliardë lekë më shumë se në vitin 2019, ka adresuar projektbuxheti i viti 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural.

Ndër sektorët që marrin pjesën më të madhe të fondeve janë zhvillimi rural, mbështetja e prodhimeve bujqësore, blegtorale apo agroindustriale.

Ky zë ka marrë 3.9 miliardë lekë, me një rritje prej 1 miliard lekë në krahasim me këtë vit. Ndërsa 3.1 miliardë lekë, do të shkojnë për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes.

Projektbuxheti për vitin që vjen parashikon 2 miliardë lekë për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ndërsa janë dyfishuar fondet krahasuar me këtë vit, në total me 1 miliard lekë për mbështetjen e sektorit të peshkimit.