Projektohet superbateria e së ardhmes, te kesh karikim në celular për…2 javë

91

Të karikosh smartphone-in një herë në dy javë. Kjo mund të bëhet realitet ne një të ardhme të afërt, falë teknologjive të reja. Në këtë rast specifik janë konceptuar bateritë e reja që bazohen mbi fluorurin, që është forma me ngarkesë negative e fluorit.

Gjenerata e re pajisjeve të komunikimit premton bateri që zgjasin shumë herë më tepër se ato që përdoren aktualisht. Studimet mbi këtë alternative janë kryer nga laboratori JPL që varet nga instituti i teknologjisë së Nasës dhe është publikuar në revistën Science.

Fituesi i çmimit Nobel për Kiminë 2005, Robert Grubs, një prej autorëve shpjegon se studimet janë në fazat fillestare, pasi substanca që propozohet është mjaft e vështirë për t’u përpunuar dhe reaktive. Megjithatë aktualisht është arritur të mënjanohen shumë problematike dhe shkencëtarët janë në prag të prodhimit të baterisë së parë të rikarikueshme me fluorur që funksionon.