Promisa dhe Orjol, dy bebet e para në Shqipëri për vitin 2023

9

Promisa quhet fëmija i parë që ka lindur në 2023. Vogëlushja erdhi në jetë me të trokitur ora 12:00 e mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Mjeku obstetër-gjinekolog Fatjon Balla dha më tepër detaje.

“Fëmija i parë ishte e seksit femër, Promis, që lindi në minutin e parë dhe fëmija tjetër ishte e seksit mashkull, lindje cezariane gjithashtu.  Të dy ishin me peshë 3 e 300 dhe gëzojnë shëndet të plotë si bebat, edhe nënat.  Operacioni kaloi mirë, pa probleme. Viti i Ri nisi me këto dy lindje që ishin cezariane”.

Ndërsa djalë është fëmija tjetër që ka ardhur në jetë 1 minutë pasi ka mbërritur 2023 tek materniteti “Koço Gliozheni” dhe mban emrin Orjol.