Promovimi i ofertës turistike, gjenerim të ardhurash në zonat rurale

3

Promovimi i ofertës turistike shqiptare në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar është i domosdoshëm, si një mënyrë e shkëlqyer për gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale.

Me mbështetjen e qeverisë gjermane përmes projektit për zhvillimin e qëndrueshëm rural, (SRD) nisën rrugëtimin një sërë nismash për promovimin e turizmit të aventuarës, ku vizitorë, turistë dhe të apasionuar pas natyrës, patën mundësi të eksplorojnë turizmin malor, krahas atij detar dhe liqenor.

Pas një rrugëtimi plot sfida të katër viteve të fundit, u zhvillua eventi familjarizues i sektorit privat të turizmit të aventurës me produktet turistike të zhvilluara nga SRD përgjatë fazës së parë të projektit.

Të pranishëm ishin operatorë turistikë, udhërrëfyes, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, donatorë dhe struktura akomoduese në vend

Produkte të ndryshme turistike në natyrë, në variacionet e tyre bashkëkohore si: ecje malore, çiklizmi në rrugë dhe në mal, kacavjerrje, agroturizmi, eventet dhe festivalet promovuese të traditave, përvojave kulturore dhe kulinare, njihen si opsione për diversifikimin e ekonomive rurale veçanërisht në malësi, në bregdet dhe në afërsi të prekshme natyrore dhe kulturore.

Zhvillimi i tyre i mëtejshëm varet shumë nga transformimi i turizmit drejt një kahu miqësor ndaj natyrës dhe të qëndrueshmërisë.

ata.gov.al