Promovimi në “Lonely Planet”;161 mijë britanikë vizituan Shqipërinë deri në gusht

3

Media prestigjioze britanike kushtuar udhëtimeve, “Lonely Planet” ka publikuar një artikull për Tiranën, e cila gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët nga Britania e Madhe.

Ky shkrim është një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe.

Për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë vizitorë britanikë krahasuar me një vit më parë.

Blogerja birtanike Millar shkruan në artikull për arkitekturën, artin e rrugës, muralet, muzetë, ushqimin etj.

“Unë jam e çmendur për artin e rrugës dhe gjetëm shumë murale që zbukuronin ndërtesat e larta në rrugët që të çonin në Sheshin Skënderbej. Ne u mahnitëm nga pamja e jashtme e xhamisë mbresëlënëse dhe katedrales moderne, abstrakte të Ringjalljes Ortodokse aty pranë. Më pas eksploruam kështjellën mesjetare të Tiranës, që tani strehon një përzgjedhje restorantesh dhe tezgash artizanale. Gjatë kthimit për në shesh, hodhëm sytë rreth Resë intriguese, një instalacion arti bashkëkohor përballë Galerisë Kombëtare të Arteve. Më pëlqen kombinimi i dizajnit dhe arkitekturës në qytet”, theksoi Millar.

Millar gjatë qëndrimit në Tiranë vizitoi “Bunk’Art”, Muzeun Historik, xhaminë e “Et’hem Beut”, sheshin “Skënderbej”, malin e Dajtit, si dhe provoi kulinarinë shqiptare.

/ata.gov.al