Pse bisedimi me të panjohur përmirëson humorin?

12

Të flasësh edhe me njerëz që nuk i njeh është mirë sepse, përmirëson gadishmërinë  dhe rrit vetëbesimin.

Për më tepër, sipas psikologëve, ndihmon për të kapërcyer frikën e mos menaxhimit të një bisede.

Arsyeja mund të jetë se një i huaj na sheh ashtu siç jemi, të lirë nga idealizimet apo vetë-mashtrimet, gjë që na jep shumë liri kur bëhet fjalë për lidhjen dhe shprehjen.

​Në një studim nga Universiteti i Sussex (MB), disa njerëz morën pjesë në një eksperimet . Detyra e tyre ishte të ndërvepronin me të panjohurit.

Disa prej tyre u udhëzuan të fillonin një bisedë me këta individë, të tjerë thjesht t’i vëzhgonin ata.

Para dhe pas eksperimentit studiuesit matën disa variabla: frikën e refuzimit, bindjet për aftësinë e tyre për të biseduar dhe për të lënë përshtypje pozitive, sikletin dhe argëtimin që prisnin të ndjenin.

Vetëm te pjesëmarrësit që ishin nxitur vazhdimisht të angazhoheshin në biseda, u vunë re ndryshime të rëndësishme, të cilat për më tepër ishin të qëndrueshme me kalimin e kohës: më pak ndjenjë shqetësimi dhe më shumë kënaqësi në bashkëveprimin me njerëz të rinj, si dhe vetëbesim më i madh.

/ata.gov.al