Pse duhet të konsumoni mollë në mëngjes

103

Lufton qelizat anormale

Hulumtuesit nga Shoqata Amerikane Cancer Research, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.

Kocka të shëndetshme

Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë , quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.