Pse duhet të mbani gjithmonë një gotë me ujë në dhomë

95

Uji është një ndër produktet që nuk duhet të mungojë asnjëherë në konsumin tonë të përditshëm. Konsumimi i tij ka një sërë avantazhesh për shëndetin  dhe fizikun tonë.

Me siguri nuk e kishit menduar se gjithmonë para se të flini gjumë është e sugjeruar të pini nga një gotë ujë. Prania e një gote uji në dhomën e gjumit sipas kardiologëve, ndihmon për të shmangur një atak në zemër

Për më tepër, dihet se uji gjatë gjumit mund të parandalojë ngërçet e këmbëve natën.

Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet e gotës së ujit;

Pirja e ujit në një moment të caktuar gjatë ditës maksimizon efektivitetin e tij në trup:

Pirja e dy gotave ujë pas zgjimit, ndihmon dhe nxit aktivizimin e organeve të brendshme;

Pirja e një gote ujë 30 minuta para ngrënies, ndihmon tretjen;

Pirja e një gote uji para se të bëni banjë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut;

Pirja e një gote uji para se të shkoni në shtrat ndihmon për të shmangur një atak në zemër.