Pse noti është sporti që ju duhet?

160

Noti është aktiviteti që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi është një nder sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë ndryshe nga vrapi apo çiklizmi.

Noti është sporti më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Në sajë të lëvizjes të të gjitha gjymtyrëve te trupit, pas një senace noti do të ndiheshit me aktiv dhe energjik.

Sipas një studimi të kryer së fundi thuhet se noti mund të reduktojë ankthin dhe depresionin.

Studimi thotë se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tre javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bënë më të lumtur, ndërsa më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar për të nisur aktivitetet e tyre pas një seance noti.

Gjithashtu noti mban trupin në formë. Njerëzit që notojnë humbasin shumë kalori.