Publikohen dy guida turistike për muzeun e Butrintit dhe Portat Monumentale

213

Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës, është një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit antik, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Parku Kombëtar u Butrintit në kuadër të projektit “Mo.Na” kanë sjellë edhe dy broshura të tjera informuese për vizitorët.

Këto broshura turistike pasqyrojnë më shumë informacion mbi muzeun e Butrintit dhe Portat Monumentale.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).