Publikohet grafiku/ Ja kur mund të tërheqin pensionistët shpërblimin e Fundvitit

241

TIRANË –  688 mijë pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë këtë fundvit një bonus prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Kategoritë që përfitojnë këtë lloj shpërblimi janë pensionistët e pleqërisë, pensionistët familjarë, pensionistët e invaliditetit, ata që përfitojnë pension social, personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, përfshirë dhe ish-ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë së Shtetit, drejtorisë së burgjeve, zjarrfikësve, shërbimit informative shtetëror, dhe të gjithë kategoritë e tjera të cilat kanë dalë para kohe në pension, siç janë trajtimet e veçanta të minatorëve, të ish-punonjësve të Policisë Ushtarake, minatorët, metalurgët dhe naftëtarët që kanë dalë para kohe në pension.

Për të eliminuar radhët e marrjes së shpërblimit, por njëkohësisht për të respektuar dhe masat anti-COVID është hartuar një grafik së bashku me Postën Shqiptare.

Pensionistëve që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20 dhjetor 2021.

Pensionistet që e kanë marrë pensionin e muajit dhjetor 2021 përpara datës 16 dhjetor dhe ata që do të paguhen pas kësaj date mund ta tërheqin shpërblimin e fundvitit sipas grafikut të mëposhtëm:

• në datën 17 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2021,
• në datën 18 dhjetor do te tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 2 dhjetor.
• në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 3 dhjetor.
• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë date dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-7 dhjetor.
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 8- 9 dhjetor.
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 10 dhjetor.
• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.
• në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 14-15dhjetor.
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 16 dhjetor.
• në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe raste të tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
• në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe raste të tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Për pensionistet që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 17 dhjetor e në vazhdim.