Rreth 1 mijë fidanë pishë e zezë u mbollën sot në territorin e njësisë administrative Qelëz në Pukë.
Kjo është hera e parë pas 30 viteve që mbillen fidanë me fondet e buxhetit të bashkisë.
Nisma për mbjelljen e drurëve dekorativë po pasurohet nga viti në vit, duke u shtrirë tashmë edhe në masivet pyjore.
Në total planifikohet mbjellja e 5 mijë pishave.