Puka e gjelbër, mbillen 1 mijë fidanë pishe në Qelëz

10

Rreth 1 mijë fidanë pishë e zezë u mbollën sot në territorin e njësisë administrative Qelëz në Pukë.

Kjo është hera e parë pas 30 viteve që mbillen fidanë me fondet e buxhetit të bashkisë.

Nisma për mbjelljen e drurëve dekorativë po pasurohet nga viti në vit, duke u shtrirë tashmë edhe në masivet pyjore.

Në total planifikohet mbjellja e 5 mijë pishave.