Pukë: Punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, heronjtë e të sëmurëve

250

Në kohën kur shumë fshatra në Bashkinë Pukë mbeten të izoluara nga bora, lëvizja dhe transporti i të sëmurëve drejt spitalit të qytetit bëhet i pamundur. E vetmja mënyrë është transportimi me krah i të sëmurëve, përmes barrelave, e duke marrë parasysh fshatrat e largët merret me mend se sa orë duhen që i sëmuri të arrijë në spital. Megjithatë banorët e Pukës, të cilat janë mësuar me vështirësitë e motit, janë të vendosur që të mos lejojnë asnjë të sëmurë të vuajë nga pamundësia e transportit. Ka qenë Shërbimi Zjarrfikës i këtij qyteti, në bashkëpunim me banorë të zonës, të cilët kanë bërë të mundur transportin e 3 të sëmurëve, me krah, nga zona të thella e të izoluara përkundër trashësisë së borës dhe motit të keq, drejt spitalit të qytetit ku kanë arritur të marrin ndihmen e nevojshme mjeksore.