Pukë, treg i ri për fermerët

221

Prodhuesit e produkteve të fshatit në Pukë nuk do të jenë më të detyruar të shesin jashtë çdo standardi higjieno-sanitar dhe pa më të voglin kusht për tregtim.

Bashkia e Pukës ka bërë të mundur krijimin e kushteve dhe standardeve të kërkuara për tregtimin e produkteve të fshatit, falë një bashkëfinancimi me shoqatën “Agro-Puka” e cila mbështetet nga organizata suedeze “We Efect Suedish”.