Punë e shkëlqyer e mjekëve, ndërhyrje në kohë rekord për rikuperimin e dëmtimit në zemër te një pacient

14

Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së realizuan me sukses një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Reagimi i trupës mjekësore ka qenë në kohë rekord dhe falë profesionalizmit dhe infrastrukturës cilësore, pacienti gëzon shëndet të plotë.

“Ndërhyrja e rikuperimit të dëmtimit të zemrës me mjet prerës, u realizua me sukses në bllokun operator të Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës, nga dr. Kristaq Kagjini (kirurg primar), dr. Engjëllushe Jonuzi (kirurge sekondare), prof. asoc. Altin Veshti (kardiokirurg), dr. Silva Leka, dr. Ardit Kuqi (anestezist), Geni Kapaj (ndihmësanestezist), Erjon Vogli (instrumentar) dhe stafi infermieror i bllokut operator të urgjencës. Shumë krenare për mjekët tanë.

/ata.gov.al