Punësimi i të sapodiplomuarve/ Subvencionim me 50% të pagës minimale për 6 muaj

17

Gjetja e punës është një nga sfidat kryesore për çdo person, dhe veçanërisht për të rinjtë. Për ta lehtësuar këtë sfidë sidomos për të rinjtë, qeveria ka hartuar programet e nxitjes së punësimit.

Përmes këtyre programeve synohet jo vetëm orientimi i të rinjve drejt tregut të punës, por sigurohet edhe mbështetje financiare për sipërmarrësit që ofrojnë të rinjtë drejt kompanive të tyre.

Një ndër programet parashikon subvencionimin me 50% të pagës minimale në shkallë vendi për 6 muaj, për çdo të sapodiplomuar në 24 muajt e fundit.

Zhvillimi i kurrikulave të reja të arsimit profesional është një tjetër politikë e qeverisë për ti bërë të rinjtë më të aftë për të gjetur një punë.

Referuar të dhënave të fundit të INSTAT, të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 11.2% e të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm.

Arsimi profesional përfshin programet e arsimit të dizajnuara me qëllime përfitimin e njohurive, shkathtësitë dhe kompetencat specifike për një profesion të veçantë, klasë të profesioneve ose tregti.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi “Statistikat e diplomimeve” sipas të cilit në vitin 2019, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 34 982 nxënës, ose 96.4 % e nxënësve të klasës së nëntë të vitit shkollor 2018-2019, duke shënuar një rritje prej 1%, krahasuar me vitin paraardhës.

Në këtë nivel arsimor u diplomuan 52.6% djem dhe 47.4 % vajza.
Në vitin 2019, në arsimin e mesëm u diplomuan 34 021 nxënës, me një rënie prej 3.6 %, krahasuar me 2018. Në këtë nivel arsimor u diplomuan 47.9% djem dhe 52.1% vajza.