Punësimi në Ballkan, Banka Botërore: Rritja më e lartë në Shqipëri dhe në Mal të Zi

77

Shqipëria dhe Mali i Zi po shfaqin rritjen më të lartë të punësimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Bankës Botërore, “Tendencat e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019”, punësimi në Shqipëri u rrit vitin e kaluar me 3.3%, i udhëhequr sidomos nga krijimi i vendeve të reja të punës në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të rajonit, duke rënë në 15.3% gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë lëviz nga 12% në Serbi dhe Shqipëri, deri në 29% për Kosovën.