Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës sheshi “Shqiponja” – Lumi i Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-sheshi “Shqiponja” deri tek ura e Lumit të Tiranës.
Në datën 8 mars, ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në tunelet nr. 2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe tunelin nr. 1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga “Teodor Keko” me destinacion Unazën Veriore).
Në datën 9 mars, ora 20:00 – 06:00 do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet në rrugët që lidhen me këtë nyje.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut.
Referenca: ata.gov.al