Në Muzeun Etnografik Berat vazhdojnë punimet e restaurimit ndërsa deri tani janë bërë punime në: suvatimin e fasadave në eksterier si dhe suvatimet në interierin e muzeut.
Gjithashtu, është realizuar vendosja e tavanit në “Dhomën e Çiftit”, restaurimi i tavanit tek “Dhoma e Miqve”, drenazhime rreth gjithë perimetrit të objektit, instalimet elektrike, restaurimi i trarëve në tavanin e Çardakut, si dhe lyerja e tyre me antimol e vaj lini.
Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën me dije se restaurimi i gjithë çatisë së muzeut si dhe shumë punime të tjera restauruese, si dritaret e dyert, tashmë janë në proces pune.
Kohët e fundit rezulton se vizitueshmëria në muzetë e vendit tonë është rritur ndjeshëm.
/ata.gov.al