Në tunelin e Murrizit, po punohet për detajet e fundit.
Më 14 MARS kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, do të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe më në fund, aksi kombëtar që e kthen Dibrën në nënkrejsen e gjelbër të Tiranës, do të jetë i tëri në dispozicion të dibranëve, që mezi i kemi, e të të gjithë tironsave e turistëve që do duan të zbulojnë mrekullitë e Dibrës.