Punimet për rehabilitimin e aksit Klos-Burrel përfundojnë në korrik

72

Rehabilitimi i aksit rrugor Klos-Burrel do të jetë gati dhe plotësisht i kalueshëm për drejtuesit e automjeteve brenda muajit korrik të këtij viti.

Punimet e nisura në këtë segment rrugor me gjatësi 18,6 km, janë pjesë e parashikimeve në kuadër të implementimit të Projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore, dhe kanë nisur në tetor 2018.