Punoni në kompjuter apo përdorni shumë telefonin? Mbroni sytë dhe trurin me këto 3 ushqime

0
63

E mbyllni ditën me dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i kompjuterit  apo telefonit?

Shikimi juaj është dobësuar dhe keni vështirësi në fokusim?

Ju mund të jeni duke vuajtur simptomat  ndaj ekspozimit të madh ndaj dritës së ekraneve.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të kompjuterit, televizorit apo telefonit mund të shkaktojë probleme duke filluar që nga shëndeti i syve deri tek problemet me pagjumësinë.

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

Një problem ky që mund të ju shkaktojë  vështirësi të përhershme në shikim.

Mënyrat më mtë mira dhe efiskase për t’u mbrojtur nga këto simptoma janë ato natyrale.

Sigurohuni të merni sa më shumë vitamina nga ushqimet.

Tri lloje Ushqime Që Mbrojnë Sytë dhe Trurin

Studimet e fundit tregojnë se për të përforcuar shikimin dhe për të shamngur lodhjen duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

Përdorni ushqime që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shkimit dhe shplodhjen e syrit.

Ato lidhen edhe me veti të tjera kuruese siç janë parandalimi i dhimbjes së kokës, lodhjes apo pagjumësisë.

Ekspertët rekomandojnë tre lloje ushqimesh ato me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe të kuqe.

Perimet jeshile që përmbajnë burime të mira të karotenoideve  janë lakra, spinaqi dhe brokoli.

Vitamina të tjera të vlefshme mund të gjeni edhe tek produktet shumëngjyrshe siç janë porokalli, karrotat apo patatet e ëmbla.

Tek ushqimet e kuqe rekomandohet shumë speci i kuq, domatja, salmoni apo mishi i kuq