Punoni në zyrë? Ushqimet që duhet të konsumoni për të fituar energji

30

Mungesa e stërvitjes, ushqimi jo i shëndetshëm dhe qëndrimi ulur për orë të gjata bën që të ndiheni gjithmonë të rraskapitur. Për të luftuar këtë gjendje, ju vijnë në ndihmë disa ushqime që duhet t’i bëni rutinë. Bright Side rendit disa ushqime të zakonshme që duhet të konsumoni nëse doni të qëndroni në formë ndërsa punoni.

Për sytë

Për të patur sy të shëndetshëm, duhet të hani produkte të pasura me yndyrna omega-3, luteinë, zink dhe vitamina A, C dhe E: Zarzavate (sallatë, spinaq, zarzavate jakë), vezë, frutat agrume, manaferra, arra, fara dhe peshk.

Për sistemin imunitar

Për të përmirësuar sistemin imunitar duhet të konsumoni speca të kuq, brokoli, hudhër, xhenxhefil, kivi dhe papaja.

Për përmirësimin e metabolizmit

Sa më shpejt që funksionon metabolizmi, aq më shumë kalori digjen. Ata që punojnë në zyra qëndrojnë gjatë gjithë ditës dhe duhet ta ndihmojnë metabolizmin e tyre të funksionojë në mënyrë efikase. Rekomandohen: kafe, çaj, erëza, fasule dhe mish.

Për funksionimin e trurit

Ushqimi i shëndetshëm jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në trupin tuaj por edhe në funksionimin e trurit. Këto produkte do t’i ndihmojnë qelizat tuaja të funksionojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithashtu do të ngadalësojnë ndryshimet e lidhura me moshën. Rekomandohet: Peshk me vaj (salmon, troftë), boronicat, arra, ushqime të pasura me fibra dhe çokollatë e zezë.