Pushim për njërin prind deri në 23 mars, masat nga qeveria: Ja kush do punojë onlinë

131

Qeveria shqiptare ka prezantuar në ditën e sotme, në një mbledhje urgjente, një set masash që pritet të ndihmojën në luftën ndaj virusit më të ri CO-VID19.

Pezullimi i sistemit arsimor deri në 23 mars dhe pezullimi i aktiviteteve deri në 3 prill sollën edhe disa probleme të tjera, ku fëmijët tashmë do të detyrohen të vetë-ziolohen në shtëpi dhe kanë nevojën për kujdes prindëror.

Qeveria i ka kushtruar një vëmendje të veçantë kësaj kategorie duke prezantuar një masë të re.

Njëri prej prindërve të punësuar në sektorin privat dhe publik që kanë një fëmijë në çerdhe, kopsht apo shkollë, do ta marrin pushim.

Ky pushim parashikohet nga data 10 mars deri më 23 mars, kur pritet të rinisë procesi mësimor nëse nuk merr tjetër përshkallëzim situata me koronavirusin në Shqipëri.

Nga nesër administrata do t’I kryejë të gjitha angazhimet nga shtëpia ndërsat sallat e shërbimeve do të mbyllen, dhe të gjitha kërkesat do të bëhen online.