Pylli i Butrintit, me rëndësi ekonomike në Mesjetë

2

Parku Kombëtar i Butrintit përcolli përmes një postimi në rrjetet sociale rëndësinë e madhe të pyllit që bashkëjeton me rrënojat antike.

Sot pylli i Butrintit është monument natyror, por rëndësia e tij ekonomike shfaqet qysh në mesjetë. Parku Kombëtar i Butrintit citon historianin Pëllumb Xhufi i cili në librin e tij “Shqipëria e Poshtme në Mesjetën e Vonë” shkruan se, gjatë sundimit venecian ishte vendosur që lënda drusore e nxjerrë nga pyjet e Butrintit të përdorej për nevojat e kështjellës së Butrintit si edhe për riparimin e anijeve të mëdha e të vogla të flotës veneciane.

Madje, në vitin 1611 u vu re se, autoritetet eprore të Korfuzit, banorët vendas, si dhe ata të ishullit Paksos e të Pargës vinin aty për të prerë dru pa kriter.

Për këtë arsye, atë vit u vendos që të gjithë ata të cilët që do të kapeshin duke prerë dru pa licencë (tek e cila duhej të shprehej qartësisht sasia dhe cilësia e drurit që mund të shfrytëzohej) do të dënoheshin me 5 vjet shërbim galerie e me ndalim të përhershëm të veprimtarisë.

/ata.gov.al