Qafë Dushk – Sevaster, ARRSH: Në km 8.5 përfundojnë punimet për shkarjen e rrugës

5

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se në aksin rrugor Qafë Dushk – Sevaster km 8.5 kanë përfunduar punimet për shkarjen e rrugës.

Sipas ARRSH-së, punimet për riparimin dhe rehabilitimin e shkarjes rrugore në këtë aks, janë plotësuar me punime të shtresave asfaltike.

Gjithashtu është vendosur edhe sinjalistika me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa është ndërtuar muri gabion për eliminimin e shembjes si dhe punimet e sistemimit të ujërave me ndërtimin e kanaleve të betonit.

/ata.gov.al