Qendër e re shëndetësore në Libohovë, edhe 60 të tjera këtë vit

11

Qendra Shëndetësore e Libohovës, Gjirokastër, është rindërtuar me standardet më të mira, në shërbim të 5500 banorëve të kësaj zone.

Stafi mjekësor po bën një punë fantastike, duke jetësuar ditë pas dite programet tona të kujdesit parësor.

Kjo qendër është më standarde bashkëkohorë ashtu sikurse ne u zotuam, që kjo qendër që i shërben më shumë se 5 500 banorëve do të gëzonte kushte më të mira infrastrukturore, por do të kishte edhe shërbime të reja. Qoftë shërbimet e reja sa i përkasin ndjekjes së të sëmurëve kronikë, rimbursimi i fishave të diabetit, një tjetër shërbim që i shtohet paketës së ofrimit të shërbimeve falas për të sëmurët kronikë, qoftë edhe vaksinës kundër HPV për vajzat 13-vjeçare.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës janë rehabilituar 31 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

Projekti vazhdon për të siguruar më shumë mjedise dhe shërbime cilësore. Për 2023 programi i rehabilitimit të qendrave shëndetësore vijon me 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca, ku 8 prej tyre janë të qarkut të Gjirokastrës.

Shërbime të reja po ofrohen në këtë qendër shëndetësore, qoftë shërbimet e reja sa i përkasin ndjekjes të sëmurëve kronikë, që është rimbursimi i fishave të diabetit, një tjetër shërbim që i shtohet paketës tonë të ofrimit të shërbimeve falas për të sëmurët kronikë.

Qendra shëndetësore Libohovë është rehabilituar në fazën e parë të programit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore. Kësaj qendre shëndetësore do t’i atashohen punonjësit e shërbimit socio-shëndetësor, që përfshin punonjës social dhe psikolog, në mënyrë që shërbimet e integruara të ofrohen sa më afër komunitetit.

/ata.gov.al