Qendër e re shërbimesh të transportit rrugor në Mat, përfitojnë rreth 5 mijë drejtues mjetesh

1

Mati do të ketë shumë shpejt një qendër të mirëfilltë shërbimesh të transportit rrugor, kontrollit fizik e teknik dhe linjë tahografi.

Me ngritjen e kësaj qendre në Mat, rreth 5 mijë drejtues mjetesh do të mund marrin tërë shërbimet njësoj si në çdo drejtori rajonale.

Vihet në ndihmë komuniteti duke shkurtuar distancat, duke ulur kostot për sektorin dhe duke u kursyer kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje).

Ky është një investim nga fondet e DPSHTRR.

Pas kalimit të pronësisë së truallit, tashmë ndërtimi i veprës është në fazë prokurimi.

/ata.gov.al