Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë, si po vetëpunësohen të rinjtë në Korçë

28

Qendra e re “Innovation & Technology Hub”, e menaxhuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Kosovë, është shndërruar në një histori suksesi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në qytetin e Korçës e më gjerë.

Bashkia e Korçës bëri të ditur se, kjo qendër mbështet të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të trajnohen në fushën e teknologjisë inovative, me qëllim orientimin e tyre drejt tregut ndërkombëtar të punës.

Në Korçë është gjithmonë në rritje numri i të vetëpunësuarve si freelencer dhe kërkesa e të rinjve për të qenë pjesë e trajnimeve që zhvillohen tek Qendra e re e Teknologjisë dhe Inovacionit në Korçë.

Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë po orienton të rinjtë në tregun online të punësimit, nxit sipërmarrjet inovative dhe avancimin e komunitetit të startup-eve për të rinjtë.