Qendra shëndetësore Libohovë, përmirësim të shërbimit për banorët

25

Qendra shëndetësore Libohovë ka ndryshuar krejtësisht, ashtu si 340 qendra dhe ambulanca të kujdesit parësor, nga njëri skaj i vendit në tjetrin.

“Gjatë këtij viti do të investojmë në rehabilitimin e 60 qendrave të tjera të shëndetësore, ku përveç përmirësimit të kushteve të infrastrukturës, po punojmë çdo ditë për zgjerimin e programeve të kujdesit mjekësor dhe social për qytetarët, në portën e parë të ofrimit të shërbimit shëndetësor”, theksoi ministrja e shëndetësisë.

Qendra shëndetësore e Libohovës mbulon nevojat e të gjithë bashkisë Libohovë, përfshirë edhe disa fshatra. Ajo ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme brenda dhe jashtë, si dhe pajisjet e reja të domosdoshme për shërbimet ndaj qytetarëve dhe kushtet e punës së personelit.

/ata.gov.al