Qendra shëndetësore në Velipojë plazh, falë rehabilitimit të plotë, është transformuar tërësisht duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për banorët e zonës, si dhe për pushuesit vendas apo të huaj gjatë verës.
Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi. Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera.